.

Tuesday 1 March 2011

Dafina Zeqiri: Të shohim se si do t’ia bëj

Ajo gjithnjë ka deklaruar haptazi ndjenjat e saj të dashurisë. Ndoshta është e vetmja nga këngëtaret që as edhe një gjë rreth jetës së saj private s’e ka fshehur.

E ndonëse dashuria nuk i mungon, ajo ende nuk ka vendosur asgjë sa i përket festës të të dashuruarve. Ndoshta do të jetë momenti i fundit të marr vendimin e saj, por gjithsesi çka do që ka në plan, do të jetë diçka që këngëtarja e dëshiron. “Nuk e di, ndoshta është pak herët të fl as se si, apo a do të festoj. Do të shohim.”, thotë Dafi na Zeqiri, ndërsa Shën Valentinin e vlerëson si një ditë ku njerëzit mund të marrin e dhurojnë dashuri, sikur që do të dhuronin e merrnin dashuri edhe gjatë ditëve tjera të vitit. infopress

Tuesday 18 January 2011

Dafina dhe Xhuli vazdhojnë 'luftën me fjalë

(source: info-kosova.net) “Muhabeti” në mes të këngëtares Dafina Zeqiri dhe modeles Xhulije Nura nuk ka të ndalur. Çdo ditë e më shumë dyshja është në qendër të shtypit rozë. Deklarata fundit e këngëtares Dafina Zeqiri në lidhje me modelen Xhulije Nura ishte se sipas saj Xhuli dëshiron të bëj famë në krahë të Dafinës.

Nura ka thënë se e vërteta herët a vonë do të del në sheh, dhe se ajo ka punë shumë më të mençura për të bërë se sa të merret me Dafinën.

“Sa i përket shpifjeve të Dafina Zeqirit nuk kam çfarë të shtoj, sepse kam punë më të mençura të bëjë sesa të shpenzojë kohë kot me gjëra që nuk ia vlejnë. E gjitha që dua të them është se me kohë gjërat do të dalin në shesh, dhe e vërteta do të dihet.

“Është një fjalë e urtë ’kur të tjerët shkruajnë se i ke punët keq, atëherë punët ai person i ka më së miri, ndërsa kur të tjerët flasin mirë, atëherë diçka nuk është në rregull’. Kështu që kurrë më mirë punët nuk i kam pasur, studimet në mjekësi janë duke më shkruar shumë mirë. Dafina pasi që nuk ka punë më të mençur, merret me punë të kota dhe me thashetheme”, ka thënë Xhuli për Telegrafi.com

Xhuli po ashtu ka bërë të ditur se është e angazhuar në realizmin e disa projekteve, por dëshiron njëherë të mos zbuloi asgjë.

“Jam e angazhuar në realizimin e disa projekteve të rëndësishme, e për të gjitha këto do të njoftoheni me kohë”, ka përfunduar Xhuli.

Sunday 16 January 2011